Plagosja në veri cilësohet si “vrasje në tentativë”

Policia e Kosovës e ka cilësuar si vrasje në tentativë plagosjen e një personi me armë zjarri në veri

Policia e Kosovës

Plagosja e një personi në veri me armë zjarri të hënën e 10 prillit, është cilësuar si vrasje në tentativë nga Policia e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku theksohet se i plagosuri tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Ai është plagosur nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.

“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës  veri , pasi që i njëjti është plagosur me armë zjarri nga person-a ende të paidentifikuar. I njëjti gjendet jashtë rrezikut për jetë, është njoftuar prokurori dhe rast është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Ndryshe, shkaqet dhe rrethanat e plagosjes ende nuk dihen, teksa bëhet e ditur se janë duke u kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Policia e Kosovës ka sqaruar se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit të zjarrit apo “të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar”.

Raportimet e mediave serbe të cilat thonë se Policia e Kosovës është e përfshirë, sipas tyre nuk janë të vërteta.

“Andaj edhe shkrimet, apo pyetjet e adresuara Policisë së Kosovës nga disa mediume serbe, se kinse Policia e Kosovës është përfshirë, apo në formën e pyetjes se a është përfshirë në gjuajtje me armë dhe plagosje të një personi te ura e Bistricë në komunë të Leposaviqit, ju informojmë dhe njëherit ritheksojmë se Policia e Kosovës, nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo gjuajtjes me armë zjarri, në asnjë lokacion në veri të Kosovës, përfshirë edhe lokacionin e apostrofuar”, thuhet në njoftim.

Viktima është duke qëndruar në qendrën spitalore në Mitrovicën Veriore, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika