Plagosja në Zveçan, reagon Hovenier: Të shqetësuar që fillimisht u mohua, policia duhet të kryejë një hetim të plotë

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se një person në veri të vendit është plagosur me armë zjarri. E njëjta ka suspenduar katër zyrtarë të saj në lidhje me rastin. Lidhur me këtë, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier ka shprehur shqtësimet e SHBA-së gjersa ka thënë se hetime të plota duhen zhvilluar në lidhje me rastin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i ftuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin. Foto 1 mars 2023.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar lidhur me plagosjen në veri të Mitrovicës, mbrëmjen e së hënës.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se një hetim i plotë duhet kryer lidhur me rastin.

“SHBA-të janë të shqetësuara për një incident në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan/Zveqan. Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur”, ka shkruar Hovenier.

Ndër të tjera, Hovenier ka shkruar se ata të cilët janë përgjegjës, duhet të mbajnë përgjegjësi.

 

Policia e Kosovës e ka suspenduar një zyrtar të saj i cili dyshohet se ishte i përfshirë në plagosjen e një personi të hënën në Leposaviq. E njëjta ka bërë të ditur se janë suspenduar edhe tre zyrtarë të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika