Policia e Kosovës ka bërë të ditur së një person po dyshohet se është plagosur më armë zjarri në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemeti.
“Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ personave të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.
Më poshtë janë foto nga vendi i ngjarjes: