Plagosje me armë zjarri në Rahovec

Një person është plagosur të mërkurën mbrëma me armë zjarri në Rahovec

Një person është plagosur të mërkurën mbrëma me armë zjarri.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës raportohet se rasti ka ndodhur në Rahovec.

Megjithatë, nuk raportohet për ndonjë të dyshuar.

Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor kurse rasti po vazhdon të hetohet.

Ky rast është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rr.Rimnik, Rahovec 10.01.2024-22:00. Raportohet se viktima mashkull  kosovar, në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri në dorë. Nuk raportohet për të dyshuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika