Plagosje në Pejë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa autori i sulmit është arrestuar. Ndaj të dyshuarit është inciniuar vepra penale “vrasje e rёndё në tentativë”

Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur pasi është gjuajtur me armë zjarri nё fshatin Lutogllavё të Pejёs, mbrëmjen e së shtunës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se fillimisht policia ishte njoftuar për të shtëna me armë zjarri, dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka transportuar viktimën në spitalin Rajonal të Pejës e më pas, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Viktima ishte plagosur dhe e kemi dërguar në spitalin rajonal dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare”, ka thënë Gashi gjersa ka theksuar se edhe pse i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur, i njëjti është arrestuar pas një rutine operativo-hetimore.

Në shtëpinë e tij janë gjetur arma pistoletë cal:7.65mm, njё fishek i gjallё dhe njё gёzhojё e sё njёjtёs armë, armë kjo me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa ndaj tij, është inciniuar vepra penale “vrasje e rёndё në tentativë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika