Plani evropian sfidon Serbinë

Serbia ka bërë të ditur se do t`i duhet të marrë vendime të vështira ditët në vijim, vendime këto që kanë të bëjnë me Kosovën, përkatësisht planin evropian të propozuar si modalitet për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Pranimi i konceptit të planit evropian, përveç një çështje, nënkupton se Serbia është e gatshme të diskutojë se si të shmanget një konflikt i ngrirë, ka thënë kryeministrja Ana Brnabiq.

Sipas saj, Serbia duhet të marrë disa vendime të vështira, dhe se plani do te diskutohet ne institucione, raporton RTKlive.

Pas paralajmërimit se Serbia e ka pranuar implementimin e planit evropian, partitë pro-evropiane thonë se zgjidhja është e dëshirueshme, ndërkaq partitë nacionaliste i bëjnë thirrje Vuçiqit të shpjegojë se çfarë është ultimatumi dhe çfarë përmban plani.

Disa politikanë thonë se marrëveshja do të bëjë të mundur anëtarësimin e Kosovës në OKB. Deri sa detajet e planit nuk dihen, analistët thonë se thelbi dihet.

Milan Krstiq nga Fakulteti i Shkencave Politike, tha se parimi do të jetë një model i dy Gjermanive, disi i modifikuar sepse nuk do të kishte njohje formale, por do të kishte normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, pavarësisht nëse apo jo do të pranohet në OKB, tha Krstiq.

Ka mendime se Asociacioni është çështje e të gjitha çështjeve për qeverinë serbe, dhe do të kushtëzohet.

“Kjo çështje do të tregtohet. Kjo është arsyeja pse Asociacioni do të jetë e fundit, si çështje e nivelit të anëtarësimit të Kosovës në OKB, do të jetë – bëne Asociacionin, por pastaj edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, thotë Dragan Popoviq nga Qendra për Politikë Praktike.

Në Serbi besohet se mesazhi kryesor i diplomateve perëndimor ishte se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet shpejt, në bazë planit Scholz-Macron, dhe se nuk do të ketë mirëkuptim për palën që nuk do të pranonte një zgjidhje të bazuar në atë plan.

Gjithashtu, në Beograd besohet se synimi i diplomatëve perëndimorë është që të zgjidhet çështja sa më shpejt për të parandaluar kalimin e konfliktit dhe destabilitetit nga Ukraina, pra ndikimin rus në rajon.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika