Plani evropian, Vuçiq: Serbia e gatshme të pranojë, kam rezerva për një pikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë tha “se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe po punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar” duke theksuar se ka rezerva për një pikë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Pas takimit me pesëshen diplomatike, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme ta pranojë konceptin dhe të punojë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar.

Por, Vuçiq ka theksuar në takim të gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, shkruan “Danas“.

E për këtë shqetësim Vuçiq ka thënë se nuk mund të flas, pasi propozimi nuk është publik.

“..jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar, me faktin se një gjë e kam bërë shumë të qartë dhe kam treguar gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, por nuk mund të flas për këtë, sepse propozimi nuk është publik”, ka thënë Vuçiq.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika