Plani franko-gjerman, BE-ja konfirmon se ka marrë qëndrimet e dy palëve

BE-ja ka konfirmuar se ka marrë qëndrimet e Kosovës dhe Serbisë në lidhje me propozimin franko-gjerman. Zëdhënësi i BE-së, Stano ka thënë se duhet të ulen tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se ky plan është për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy palëve

Flamuri i Bashkimit Evropian





Bashkimi Evropian ka pranuar përgjigjet e Kosovës dhe Serbisë për propozimin franko-gjerman për të bërë përparim konkret në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy palëve.

Kështu ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

“BE-ja, e mbështetur nga Franca dhe Gjermania, u ka paraqitur një propozim palëve për të bërë përparim konkret dhe të pakthyeshëm në rrugën drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve të tyre”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Ai tutje ka shtuar se duhet të ulen tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, teksa ka shtuar se BE është mirënjohëse për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim.

“Tashmë kemi marrë përgjigjet nga të dyja palët dhe jemi duke i studiuar. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është thelbësore për ta për të avancuar në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë më tutje Stano.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur nga gazetarët për planin franko-gjerman ka thënë se është një hap në drejtim të duhur pasi konceptet dhe nocionet që përdoren janë vlera në dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin ideologji e zgjidhjes së problemeve.

“Tashmë nuk jemi te ajo, tash jemi te vlerat, e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtim të duhur”, gjersa ka shtuar se ky plan ka mbështetjen e Brukselit dhe të Washingtonit.

Ndërsa, ai ka thënë se ky plan është refuzuar nga Beogradi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur nga ata që tentojnë të shndërrojë destabilizim e pasiguri në Kosovë.

“Qëllimi i Beogradit nuk është për të mos e pranuar planin, është për të maskuar refuzimin e planit, i bëjnë këto drama për të kamufluar”, ka deklaruar ai.

Portali Dukagjini ka kërkuar nga ana e BE-së detaje lidhur me qëndrimin e Serbisë për këtë plan, por sipas STANO-s, kjo përgjigje u takon autoriteteve në Serbi.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për propozimin franko-gjerman kishte deklaruar se “është e papranueshme për Serbinë”, por shtoi se “është e papërgjegjshme dhe joserioze që propozimi franko-gjerman të hidhet nga dritarja”.

Po ashtu, më 4 nëntor, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, ka pohuar se Bashkimi Evropian ka pranuar përgjigje për propozimin franko-gjerman nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Po ashtu, në Samitin e Berlinit më 3 nëntor, kancelari gjerman, Olaf Scholz foli në veçanti për raportet Kosovë-Serbi, duke pohuar se ekziston një propozim i Gjermanisë për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, të mërkurën, mediumi “Euroactiv” e ka publikuar përmbajtjen e propozimit franko-gjerman për një kornizë të re të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku bëhen të ditura nëntë pikat e këtij plani.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika