Plani franko-gjerman “i gatuar” nga amerikanët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i ashtuquajturi plani franko-gjerman, është draft i shkruar nga amerikanët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Plani franko-gjerman, për kryetarin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, është i gatuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka deklaruar ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, teksa ka thënë se ndonëse është i mbështetur nga pala franceze dhe gjermane, i njëjti draft e ka njohjen e ndërsjellë midis dy vendeve fqinje, Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj që marrëveshja do të mund të ishte edhe më e ndërtuar, është një rezultat i lidershipit tonë të dobët, i Kurtit, Osmanit, i ekipës tonë, pse, së pari amerikanët duke ua parë qasjen e tyre si p.sh rastin e targave, nuk e kanë marrë në dorë krejtësisht, drafti është amerikan, Borrell tha sot që ka mbështetjen franceze dhe gjermane, drafti është i shkruar prej amerikanëve, është i gatuar përmes ekipës Borrell-Lajcak por amerikanët e kanë bërë. Ai draft e ka njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbisë, por nuk e ka emrin marrëveshje për njohje, nuk ka marrëdhënie diplomatike”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kapitulli dy i këtij drafti, tregon për marrëdhëniet midis dy shteteve të pavarura.

“Çdo obligim i marrur është pjesë e marrëveshjes, edhe obligimet e reja janë pjesë e marrëveshjes”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave më shumicë serbe, Haradinaj ka thënë se “ajo që është e rëndësishme të dihet është se nuk i kërkohet Kosovës ndërhyrje në Kushtetutë apo në ligjet e Kosovës, është një detyrë që e ka marrë Kosova por në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika