Organi më i lartë kushtetues i Francës ka aprovuar rritjen e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç dhe ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum nga kundërshtarët politikë.
Por Këshilli Kushtetues hodhi poshtë disa nga reformat e diskutueshme duke përmendur të metat ligjore.
Në mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të detyruar reformat pa votim, transmeton BBC.
Qeveria e presidentit Emmanuel Macron argumenton se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit.
Ndërkaq, disa demonstrues kishin brohoritur se do të vazhdonin të protestonin derisa të tërhiqeshin ndryshimet.
Barriera janë ngritur në rrugët pranë gjykatës dhe policia kundër trazirave është vendosur në përgatitje për protesta të mëtejshme, potencialisht të dhunshme.
Prej janarit janë mbajtur 12 ditë protesta kundër reformave.