Plenkoviq për sulmin terrorist në veri: Kjo situatë s’mund të kalojë pa reagim nga BE-ja

Ndërsa pyetet për sanksionet ndaj Serbisë pas agresionit në Kosovë ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, theksoi rëndësinë e reagimit nga Bashkimi Evropian

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se ngjarja që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit nuk mund të kalojë pa reagim.

Kështu deklaroi ai teksa po hynte në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Ndërsa pyetet për sanksionet ndaj Serbisë pas agresionit në Kosovë ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, Plenkoviq theksoi rëndësinë e reagimit nga Bashkimi Evropian.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar takim, që është mirë, javën tjetër në vizitën e planifikuar në Zagreb, do të bisedojmë për këtë edhe sot. Ajo që është e rëndësishme është reagimi i BE-së, do të presim një raport se si do të reagojnë në këtë incidentin e rëndë dhe këtë minikrizë që ndodhi në Banjskë. Nuk mund të kalojë kjo situatë pa reagim”, u shpreh Plenkoviq.

Rreth 50 liderë evropianë pritet të takohen në Granadë të Spanjës të enjten, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe të tensioneve në kontinent.

Takimi i tretë i tillë organizohet për t’u dhënë shteteve mundësi për ta zgjeruar dialogun përtej kufijve të bllokut evropian me 27 anëtarë.

Ky organizim mëton të rrisë mundësitë për liderët që të takohen në grupe më të vogla për takime joformale, pa simbolikën dhe protokollet e vizitave shtetërore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika