Pllana: Kompensimi i orëve të humbura cenon të drejtat e fëmijëve

Përfaqësuesi i SBAShK-ut, Ahmet Pllana ka thënë se kërkesa e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës për kompensimin e orëve të humbura duhet të diskutohet me anëtarësinë e SBAShK-ut

Përfaqësuesi i SBAShK-ut, Ahmet Pllana





Ahmet Pllana, përfaqësues i SBAShK-ut, i ftuar në emsionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se e ka konfirmuar lajmin për ekzekutimin e pagave në anëtarësin e SBAShK-ut.

Ndërsa, për zëvendësimin e orëve të humbura Pllana tha se SBAShK-u nuk ka qenë në dijeni.

“E dimë që ministrja e Arsimit ka hartuar kalendarin e ri pa pjesëmarrjen e komunave dhe SBAShK-ut, kur dihet mirë se kjo i cenon të drejtat e fëmijëve”, tha Ahmet Pllana.

Sipas Pllanës, zëvëndësimi i orëve të humbura do të zgjasë pushimet dimërore, pranverore dhe vitin shkollor.

“Mësimdhënësit janë shumë të vetëdijshëm dhe ata dinë më mirë se si t’i kompensojnë këto orë”, tha mes tjerash përfaqësuesi i SBAShK-ut.

Më tej, Pllana ka folur dhe rreth kërkesës së Bordi të Asociacionit të Komunave të Kosovës që orët e humbura te kompensohen çdo ditë me nga një orë shtesë, ku tha se kjo situatë kerkon dialog mes palëve.

Kryetarët e komunave kërkojnë që kompensimi i orëve mësimore të bëhet çdo ditë me nga një orë shtesë





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika