Pllenkoviq: Beogradi nuk ka dhënë shpjegim për dëbimin e diplomatit kroat

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, ka theksuar se Kroacia ka reaguar “sipas parimit të reciprocitetit dhe në mënyrë të duhur”, duke shtuar se nuk ka pasur shpjegim zyrtar për dëbimin e sekretarit të Parë të Ambasadës kroate në Serbi, Hrvoje Shnajder

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se Kroacia ka reaguar “sipas parimit të reciprocitetit dhe në mënyrë të duhur”, duke shtuar se nuk ka pasur shpjegim zyrtar për dëbimin e sekretarit të Parë të Ambasadës kroate në Serbi, Hrvoje Shnajder.

Gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, ai foli për aktualitetin politik, duke thënë se Qeveria kroate ka reaguar menjëherë dhe ka shpallur ‘persona non grata’ (person të padëshiruar) një diplomat, njoftoi HRT.

“Pavarësisht atmosferës parazgjedhore në Serbi, ne besojmë se lëvizje të tilla nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit apo bashkëpunimit mes dy shteteve dhe prandaj ne reaguam ndaj veprimit të ndërmarrë nga Serbia”, tha Pllenkoviq.

Të martën, Ministria për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, e shpalli Petar Novakoviqin, këshilltar në Ambasadën serbe në Beograd, person të padëshiruar. Ky vendim u mor si masë reciproke ndaj vendimit të Serbisë.

Ministria për Punë të Jashtme e Serbisë njoftoi të hënën se ka dëbuar një diplomat kroat për shkak se “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika