Pluhuri saharian që përfshiu territorin e Kosovës gjatë ditës së dielë

Gjatë ditës së sotme, pluhuri saharian përfshiu edhe territorin e Republikës së Kosovës

Prishtinë, Kosovë

Gjatë ditës së dielë të 31 marsit, pluhuri saharian përfshiu edhe territorin e Kosovës.

“Mendimi mbi motin” njoftoi se gjatë ditës së sotme pluhuri saharian ishte shtrirë mbi rajon.

Nga pamjet e kapura me dron nga “Parku i Gërmisë” vërehet qielli i zbehtë i kryeqytetit.

“Në këto pamje me dron nga Parku i Gërmisë dallohet dukshmëria më e reduktuar, por dhe qiell më i zbehtë mbi Prishtinë. Pas depërtimit gjatë ditës së mërkurë kjo është hera e dytë që pluhuri saharian depërton mbi vend”, thuhet në njoftim.

Teksa, MeteoKosova ka publikuar një video, pamje nga fshati Strellc i Komunës së Deçanit, në të cilën shihen koncentrime të larta të pluhurit saharian.

Ditë më parë ky lloj pluhuri kishte përfshirë edhe Shqipërinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika