“Plumb në kokë e vdekje për shqiptarët” – zv/kryeministri i Maqedonisë së V. tregon për kërcënimin me jetë pas deklaratës për definimin e gjuhën shqipe në Kushtetutë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka denoncuar një kërcënim të rëndë me jetë të marrë në email-in zyrtar, pas deklaratës së tij mbi statusin e gjuhës shqipe në Kushtetutën e Maqedonciës së V.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka denoncuar një kërcënim me jetë i dërguar në adresën e tij zyrtare, pasi foli publikisht për çështjen e statusit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Në FIVE të Dukagjinit, ai tregoi se kërcënimi përfshinte mesazhe me përmbajtje urrejtjeje dhe gjuhë pezhorative kundër shqiptarëve, duke përfshirë fraza si “Plumb në kokë për ty, Shqipo Fetai” dhe komente të tjera.

Fetai njoftoi se këtë kërcënim e ka denoncuar menjëherë tek autoritetet.

“Menjëherë në mbrëmje, pasi kanë qarkulluar lajmet, unë pranova në metalin zyrtar një kërcënim qyqar. I cili përveç se është kërcënim me jetë përmban edhe gjuhë të urrejtjes. Pra kërcënuesi më drejtohet me terma pezhorativ të llojit; vdekje për shqiptarët, shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur e kështu me radhë, gjuha shqipe nuk do të futet në Kushtetutë, 20 për qind nuk do të hiqet dhe do marrësh plumb në kokë dhe do i vrasim të gjithë shqiptar. Këtu ishin pak a shumë mesazhet.

Menjëherë i kam denoncuar këto”, ka thënë Fetai.

Kërcënimi vjen pas një konference për shtyp në Shkup, ku Fetai ngriti çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe definimin e gjuhës shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Javën e kaluar më 9 nëntor isha pjesëmarrës në Shkup bashkë me ambasadorin e BE-së dhe gjatë konferencës pr shtyp pata një pyetje në lidhje me ndryshimet kushtuese dhe çështjen e definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Ku prej viti 2002, kur janë bërë zbatimet kushtetuese për batimin e Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, gjuhës shqipe  Kushtetuta i referohet si një gjuhë që flitet nga së paku 20 për qind e popullatës. Dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase. Pra unë thashë atë që e kemi thënë në vazhdimësi për vite me radhë; kjo çështje duhet të rregullohet dhe se ky definon fyes i gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit duhet adresohet, në mënyrë që të bëhet e qartë se për cilën gjuhë bëhet fjalë. Sepse vetëm shqiptarët ë kalojnë këtë prag të 20 për qindit…”, ka treguar Fetati.

Shija e redaktorit

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Të fundit nga rubrika