“Plumb për të dy”- Kërcënohet me vdekje ambasadori Hill pas vizitës së tij në Fakultetin Filozofik në Novi Sad

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe profesori i Universitetit të Novi Sadit, Dinko Gruhonjiq, janë kërcënuar me vdekje në rrjetet sociale, pas vizitës së djeshme të tyre në Fakultetin Filozofik

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Christopher Hill.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, të hënën [ 15prill] ka vizituar Fakultetin Filozofik në qytetin e Novi Sadit. Por kjo vizitë e ambasadorit amerikan, Hill dhe e profesorit të Universitetit të Novi Sadit, Dinko Gruhonjiq, nuk u prit edhe aq mirë.

“Plumb për të dy”, është njëri nga kërcënimet që po qarkullon në rrjetet sociale, e që i janë drejtuar ambasadorit Hill dhe Gruhonjiq, pas vizitës së tyre në Universitetin Filozofik të Novi Sadit, raportojnë mediet në Serbi.

Fotografi: Autonomija

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme [ e hënë] Fakulteti Filozofik në Novi Sad ka njoftuar se  ambasadori amerikan, Christopher Hill, ka vizituar Fakultetin dhe Departamentin e Studimeve të Medias, ku foli me dekanin Ivan Zhivançeviq Sekeruš dhe prodekanin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Zoran Paunoviq. Pas takimit me ta, Hill vizitoi studion televizive multimediale, e cila u ndërtua me ndihmën e Ambasadës Amerikane, raporton N1.

Ambasadori Hill, gjatë qëndrimit të tij në Fakultetin Filozofik, ka folur me mësues dhe studentë, për gjendjen e lirisë së medieve në Serbi dhe kërcënimet e gazetarëve, të profesorëve dhe të studentëve në Novi Sad.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika