Po e ngiste veturën 128 km në orë në zonën ku lejohej vetëm 50, i merret leja për një vit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi i është marrë patentë shoferi për shkak se e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një personi i është marrë patentë shoferi për një vit, sepse i njëjti ishte duke e vozitur veturën 128 km në orë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë maksimale ishte 50.

Po ashtu, personit në fjalë i është shqiptuar gjoba prej 500 eurove dhe i janë hequr pesë pikë nga patentëshoferi.

“Kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50km/h ka ngarë automjetin me shpejtësi prej 128 km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjobë prej 500 euro , i janë regjistruar 5 pikë negative dhe si masë mbrojtëse i është konfiskuar patentë shoferi për 1 (një) vit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se tejkalimi i shpejtësisë së lejuar është një ndër faktorët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika