Analisti, Sadri Ramabaja ka komentuar zhvillimet e fundit të krijuara brenda Qendrës së Numërimit të Rezultateve [QNR]. Ramabaja ka thënë se një pjesë e punëtorëve të administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve [KQZ] po insistojnë vazhdimisht që votat me çdo kusht të jenë të “pavlefshme”.
“Mediat po bëjnë më shumë zhurmë sesa Sami Kurteshi. Po insistohet se një pjesë e administratës n në KQZ dhe nga vëzhguesit me çdo kusht që votat të jenë të pavlefshme. Qëllimi i qartë, sidomos nga këta që kanë marrë pak vota në mërgatë.
Pse grinden kot në KQZ ku legjislacioni është i qartë”, tha Ramabaja në “Debat Plus” në TV Dukagjini me Ermal Pandurin.
Ramabaja tha se ka shpërputhje të votave përmes postës dhe përfaqësive diplomatike.
“Disa krahasim në komunen e Mitrovicës, Ferizaj dhe Gjakovës, mnë bëri përshtypje shpërputhje votat që janë në ambasada dhe konsulata dhe në përputhje në votat këtu. Duhet bërë analizim i mirëfilltë ose hetim i saktë. Tek LDK-ja kemi shpërputhje të madhe”, shtoi ai.