Po kontrabandonte mbi 1 mijë shishe birrë nga Serbia, Policia ia len në “fyt”

Policia e Kosovës ka arritur të ndalojë një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia

Policia e Kosovës po vazhdon luftën e saj në luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës.

Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në brezin kufitar me Serbinë, në fshatin Muqibabë kanë identifikuar automjetin Renault (furgon) ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se ishte duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në territorin e Kosovës.

Sipas, Policisë i dyshuari ka tentuar të ik, por, i njëjti është arrestuar.

“I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se çfarë ka gjetur gjatë kontrollit në automjet.

“Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken”   (4) arka, “Tuborg”  (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika