“Po ndal avazin e reformave” – Kritikohet Kurti për sulmin ndaj Kushtetueses

Kryeministri Kurti ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për bllokimin e "reformave pozitive"

Kryeministri, Albin Kurti dhe Gjykata Kushtetuese (fotografi ilustruese)

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili në mbledhjen e fundit të Qeverisë shprehu pakënaqësi për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kjo gjykatë po pengon reformat pozitive dhe progresive.

Miftaraj e cilësoi këtë deklaratë të Kurtit si një rast të “lajmeve të rreme” dhe manipulimit të opinionit publik, duke shtuar se nuk është vetëm Gjykata Kushtetuese që ka i shpallur kundërkushtetuese, por edhe Komisioni i Venecias ka lëshuar disa opinione ligjore mbi to.

“Ky është rasti tipik kur qeveria ne krye me Kryeministrin Kurti plasojnë lajme te rreme dhe mashtrojnë opinionin publik.

Nuk është vetëm Gjykata Kushtetuese qe i ka shpall kunderkushtetuese Ligjin për Byronë dhe Ligjin për KPK. Është edhe Komisioni i Venecias qe i ka trajtu jo një here, jo dy here po disa here ligjet për Byronë dhe KPK. Komisioni i Venecias për dy ligjet disa here ka lëshuar opinione ligjore që këto ligje i cenojnë parimet e drejtësisë, kufizojnë drejtat dhe liritë e njeriut.

Nuk është fajtor Gjykata Kushtetuese qe kjo qeveri me qellim ose nga mosdija ekstreme nuk janë ne gjendje me hartu ligje dhe politika ne pajtim me Kushtetute”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Kryeministri Kurti deklaroi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë bllokuar iniciativa të rëndësishme, duke përmendur Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Ligjin për KPK-në dhe Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë.

Sipas tij, këto ligje janë penguar pavarësisht synimit për të sjellë reforma.

“Urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me ligjin për byronë, me ligjin për KPK-në, me ligjin për çmimet tavan për produktet bazë ndër të tjera”, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar ndaj kryeministrit, pas këtyre deklaratave kritike ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim, Deliu theksoi se përgjegjësia për dështimet e reformave nuk është e Gjykatës Kushtetuese, por e qeverisë që harton ligje që nuk respektojnë aktin më të lartë juridik të shtetit.

“Kryeministër, fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese. Fajet i kanë ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe këshilltarët e tu të shumtë, që po krijojnë ligje të cilat e shkelin me të dy këmbët aktin më të lartë juridik të shtetit tonë. Lëre rehat Gjykatën Kushtetuese dhe secilin institucion tjetër i cili po mundohet të ruaj shtetin nga keqqeverisja juaj!”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika