Po ngisnin veturën mbi 200 km në orë, policia u merr lejen për tre muaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy drejtuesve të automjeteve që zhvilluan shpejtësi dyfish më të lartë sesa shpejtësia e lejuar në rrugën Prishtinë-Pejë, u është marrë leja e patentë shoferit për tre muaj dhe u është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Kijevë të Gjakovës, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar dy automjete, ngasësit e të cilave, në rrugën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 kilometra në orë, po zhvillonin shpejtësi prej 218 kilometrash në orë dhe 226 kilometrash në orë.

Me këtë rast, policia dy drejtuesve të automjeteve u ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, tre pikë negative, si dhe marrjen e patentë shoferit për tre muaj.

“Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika