Po ngiste veturën 103 km në orë në zonën ku lejohej 50, i merret leja për një vit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Gjilan i është marrë patentë shoferi, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Gjilan i është marrë patentë shoferi për një vit.

Arsyeja, sipas policisë, është se ai ka vozitur 103 km në orë në zonën ku lejohej 50.

Personi në fjalë, nga policia është dënuar edhe me gjobë 500 euro dhe i janë shqiptuar pesë pikë negative.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e tre (103) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej një (1) viti dhe pesë (5) pikë negative”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon vozitësit që të respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika