Vlera e mesfushorit të Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, është rritur në tregun e transferimeve.
Në përditësimin e fundit të “Transfermarkt”, ai është vlerësuar 1.4 milionë euro.
Futbollisti nga Rahoveci është duke shkëlqyer këtë sezon në Superligën e Rumanisë me fanellën e CFR Cluj.
Në 30 paraqitje ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime.