Po shkonte në punë, vdes i burgosuri në një aksident trafiku

"Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A. I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku  kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës"

Foto ilustruese

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka bërë të ditur se një i burgosur ka vdekur në një aksident trafiku.

Siç njofton ShKK-ja, i burgosuri po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A., I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat.

Shërbimi Korrektues i Kosovës u shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë të të afërmve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika