Po shqyrtohen edhe lokacione tjera pos shkollave për zgjedhjet në veri

Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se kanë edhe plan të dytë nëse pengohet procesi zgjedhor në komunat veriore. Megjithkëtë, nuk kanë shpjeguar cili është plani B. Televizioni Dukagjini, ka mësuar nga burime të afërta me këto zhvillime se janë duke u shqyrtuar edhe lokacione tjera pos shkollave, nëse zyrtarët e këtyre të fundit pamundësojnë organizimin

Institucionet e Kosovës janë të bindura se zgjedhjet e 23 prillit në komunat veriore do të mbahen.

Organi që vitin e kaluar e ndërroi datën e këtyre zgjedhjeve duke u shtyrë ato për këtë vit, Presidenca, ka edhe plan të dytë.

Blerim Vela, këshilltar i Presidentes ka folur për Telegrafin, megjithëse nuk ka dhënë shumë detaje se çka nënkupton një plan tjetër.

Blerim Vela – Këshilltar i Presidentes 15.54 -16.22

“ne kemi planin A por kemi edhe planin B, ne do të tentojmë që ta realizojmë planin A normalisht që zgjedhjet të mbahen në ato objekte ku janë mbajtur herët e kaluara ato do të mbahen por qytetarët do të lajmërohen paraprakisht pra ne nuk kemi vetëm një plan, kemi disa plane dhe do t’i realizojmë zgjedhjet”, ka thënë Vela.

Por, televizioni Dukagjini ka mësuar se institucionet e vendit janë duke shqyrtuar edhe lokacione tjera për mbajtjen e zgjedhjeve, nëse zyrtarët e shkollave nuk  bashkëpunojnë.

Ky shqetësim, për moskomunikim me drejtorët e shkollave që janë serb në veri, u ngrit edhe në mbledhjen e djeshme të KQZ-së.

E për këtë temë në Beograd kanë udhëtuar ata që po i bojkotojnë zgjedhjet.

Lista Serbe takoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e atje i pranishëm ishte edhe një person që vazhdon të jetë shumë i kërkuar nga organet e sigurisë në Kosovë, Milan Radojçiq.

“Ne do të vazhdojmë punën në javën e ardhshme, kështu që mund të dalim me një qëndrim të përbashkët rreth të gjitha ngjarjeve. Do të bisedojmë në Rashkë herën tjetër, derisa të kemi pajtim për një platformë të përbashkët”, ka thënë Vucic.

Por, njohësit e sigurisë kanë një shqetësim për këto zgjedhje.

“ai plani b mund të jetë shtyrje, nuk ka cka të jetë tjetër sido që të jetë më mirë është të jetë një zgjidhje politike sesa të vijmë tek tensionimi i situatës në një moment kur po presim një zgjidhje të gjithmbarshme të çështjeve shumë ma të rëndësishme sa sa prolongimi eventual i zgjedhjeve për një kohë të caktuar”, ka thënë Nuredin Ibishi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore, mbahen më 23 prill.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika