Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, të cilat i takojnë votimit me postë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, të cilat i takojnë votimit me postë.

KQZ thekson se deri në përfundim të ditës së premte, në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

“Në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik.

Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net”, thuhet në njoftim.

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.

Në tabelën e mëposhtme pasqyrohet progresi i numërimit. 

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika