Përveç hetimit nga ana e deputetëve, Ardian Kastrati i PDK-së, po vlerëson se hetimin për subvencionimin e teksteve shkollore, duhet të e bëjë edhe Prokuroria.
Në mbledhjen e radhës të komisionit hetimor për këtë, Kastrati e ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për korruspion, meqë kishte anuluar tenderimin dhe kishte dorëzuar paratë në dorë të prindërve për blerje të librave.
“Është era korrupsion dhe këtu ka punë Prokuroria. Për 514 mijë euro e prishin negociatën në shtëpitë botuese dhe shkojnë në metodën e subvencionimit me 11 milionë e 617 mijë euro. Për miliona më shtrenjtë që nuk arsyetohen në asnjë mënyrë as nga Nagavci e as nga dëshmitarët e tjerë në lidhje më këtë çështje. Sipas ekspertes së Prokurimit, kuptimi i negociatave është në kompromis të blerësit dhe ofertuesit që do të thotë që në këtë rast shumë më mirë do të ishte për 514 mijë euro të rivendoset vija buxhetore dhe të vazhdohet me metodën e vjetër të subvencionimit, dhe nxënësit të marrin librat me një shtator siç i kanë marrë gjithmonë para vitet paraprake”, ka thënë Kastrati.
Ai lavdojë shtëpitë botuese, për ulje të çmimeve gjatë procedurave të negocimit, por që kjo sipas tij, nuk i kishte mjaftuar Nagavcit.
“Kjo praktikë është e zakonshme gjithmonë ka qenë e zakonshme sa e di unë. Shtëpitë botuese gjithmonë kanë ofertuar më lartë sesa që është, më pastaj është negociuar nga ana juaj. Ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme, po ashtu edhe shtëpitë botuese kanë zbrite në mënyrë të jashtëzakonshme sa po e shoh në raportin tuaj maksimum në vlerë. Dhe tash nga vlerat që janë ofruar për tekstet shkollore në vitin e kaluar MAShTI, 4 milionë e 316 mijë ju e keni zbrit në 1 milion më pak shtëpitë botuese për 514 mijë euro është vendosur që të shkoj në metodën e re të subvencionimit, e cila sipas Arbërie Nagavci ishte 11 milionë euro”, ka shtuar Kastrati i PDK-së.
Në komisionin hetimor, këtë të mërkurë kanë raportuar Kryetarja e Komisionit për negocimin e teksteve shkollore, Merita Januzaj, e drejtori i prokurimit në MASHT.
Jonuzaj tregoi se sa kanë arritur të ulin cmimin e përgjithshëm pas negocimit me shtëpitë botuese.
“Si zyrtare ministrisë sa herë është kërkuar një informatë ne iu kemi përgjigje pozitivisht kërkesave të Kuvendit. Është një proces si hallkë e ndërmjetme e procesit të teksteve shkollore. Pasi përzgjidhen tekstet shkollore vlerësohet tekstet atëherë departamenti i caktuar bënë kërkesën dhe hapet tenderi. Detyra jonë është me kërku me ulë çmimin me aq sa mundet. Kemi pasur takime me shtëpitë botuese për të ulur sa më shumë çmimin. Çmimi ka qenë 4 milionë e 300 mijë kurse oferta në shtëpitë botuese ka qenë rreth 5 milionë. Jemi munduar me ulë ofertat dhe kemi ulur diku mbi 1 milion ofertën totale të shtëpive botuese”, ka thënë Januzaj.
Derisa shefi i prokurimit para deputetëve tregoi se si erdhi deri tek anulimi i tenderit.
“E kam njoftu për krejt procedurat kanë thënë se s’ka mjete më shumë se 4 milionë”, ka thënë Xhemajl Buzuku.
Një deklaratë e tillë ka nxitur reagimin e kryetarit të këtij komisioni Shemsedin Dreshaj…