Një punonjëse e bankës ka dorëzuar në stacion policor në Podujevë shtatë mijë e 380 monedha metalike dy euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se punonjësja ka deklaruar që paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.
”Rr. ‘Bulevardi i Dëshmorëve’, Podujevë 13.02.2024 – 10:00. Ankuesi femër kosovare-zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankuesit, paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.