“Policë izraelitë na kontrolluan”, FFK-ja del me sqarim për deklaratën e Muriqit

Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar

Sulmuesi i ekipit kombëtar të Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë një konference për media para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 mes Kosovës dhe Izraelit në Prishtinë, 11 nëntor 2023.

“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pas policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”.

Kështu ka thënë sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, gjatë së shtunës në lidhje me një kontroll policor në aeroportin e Prishtinës, deklarim i cili ka bërë që Federata e Futbollit të Kosovës të dalë me sqarim.

Në një njoftim ata theksojnë se prononcimi i Muriqit është keqkuptuar.

“Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar. Në prononcimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtruar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit”, thuhet në sqarimin e FFK-së.

“Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organizmin e ndeshjes ndaj Izraelit”.

Kosova dhe Izraeli do të ballafaqohen sonte në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika