Policët akoma pa përgjigje nga Qeveria për kërkesat e tyre

Ndonëse u pat thënë që në janar policëve të pakënaqur do t’u ofrohet një zgjidhje nga Qeveria e Kosovës, kjo nuk ka ndodhur akoma. Madje nuk është realizuar asnjë takim për të punuar në drejtim të realizimit të kërkesave të tyre

Zyrtarë të Policisë së Kosovës dy herë dolën para Qeverisë vitin e kaluar për të theksuar mangësitë dhe kërkesat që ky institucion ka.

Mirëpo, ata akoma nuk kanë marrë përgjigje konkrete nëse janë pranuar apo refuzuar kërkesat e tyre.

Tentimi i fundit për të arritur në një përfundim ishte takimi i datës 20 dhjetor ndërmjet Sindikatës me Drejtorin e Policisë e Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Aty u pat thënë që në janar do të bëhet një zgjidhje, por ndonëse jemi në fund të këtij muaji zgjidhja nuk ka ardhur ende.

Imer Zeqiri, Sindikata e Policisë ka theksuar se “Në takimin që do ta mbajmë unë shpresoj që pasi që kjo javë kaloj, shpresoj për javën e ardhshme që të realizojmë një takim, ashtu ka qenë e planifikuar me ministrin e MPB-së, ishte edhe vullneti i tij për takim dhe pastaj t’i analizojmë se ne cilat kërkesa po vendosim prioritete “

I pari i ekzekutivit, Kryeministri Albin Kurti u pyet në Podujevë pikërisht për këtë çështje dhe përgjegjësinë për përgjigje konkrete ia la Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Albin Kurti, Kryeministër ka thënë se “Për të gjitha këto është mirë të drejtoheni tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, e ne sa i përket pajisjeve dhe kushteve për rrezikshmërinë dhe mbështetjen institucionale financiare bëjmë krejt çfarë mundemi dhe me të mirën për policët tanë për të cilët kemi respektin dhe vlerësimet më të larta”.

Në ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme nuk i ktheu përgjigje televizionit për hapat që po planifikon t’i marrë pas kërkesave të efektivëve të Policisë së Kosovës.

Kërkesat kryesore të zyrtarëve ishin përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, shtesat për rrezikshmërinë për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe miratimi i ligjit për pensionim në moshën 55-vjeçare.

Shija e redaktorit

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika