Policët në krye të detyrës, akoma pa sigurim shëndetësor

Policia e Kosovës

Kryefjalë e premtim i çdo partie politike, në secilat palë zgjedhje mbetet sigurimi shëndetësor dhe jetësor i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Por, është fundi i vitit 2022 dhe ende ky mbetet vetëm zotim fushatash.

Rasti i fundit që sjell ndërmend mos realizimin e kësaj kërkese të kamotshme është plagosja e zyrtarit policor në veri të vendit.

Bile kreu i Sindikatës së Policisë thotë kanë pasur një propozim për qeverinë lidhur me një zgjidhje së paku për 1 vit por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

“Që Qeveria na apo të i lejojë në buxhetin e Policisë ti dërgojë 5 milionë euro, dhe më një marrëveshje më një kompani private të sigurimeve mund të bëj për një vit sigurimin shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, ka thënë Imer Zeqiri.

E se është koha e fundit që sigurimi shëndetësor për policët të bëhet, po e thotë edhe ish-drejtori i Policisë tash deputet në PDK, Rashit Qalaj.

“Paramendoni se si ndihen familjarët e tyre, kur e dinë që i kanë vllëzërit e tyre prindërit e tyre në veri, ku shpesh herë nuk ka as komunikim që me e ditë qysh është gjendja e tyre shëndetësore. Dhe paramendoni përveç anës emocionale se si ndihe familja e tyre se si ndihen në ndonjë rast fatkeqësi, sikur plagosja e policit ditë më parë kur mungojnë sigurimet shëndetësore. Besoj që është një gjendje e pa pranueshme”, ka thënë Qalaj.

Ndërkohë, që një iniciativë tjetër e ka marrë një kompani private, me ç’rast ka dhënë donacion për sigurimin shëndetësor të paktën për njësitet speciale të Kosovës.

E meqë shteti nuk po e bën, kjo iniciativë po i duket në rregull ish-shefi të Inspektoratit të Policisë, Valdet Hoxha, i cili përmend statistika shqetësuese rreth lëndimit të policëve në punë.

“Brenda 3 muajve të kaluar janë lënduar mbi 60 punonjës të Policisë madje, 13 prej tyre kanë pas të nevojshme trajtim jashtë vendit edhe pa asnjë mbulim shëndetësor, kjo është për keqardhje”, ka thënë Hoxha.

 

Ministria e Punëve të Brendshme e as Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje për mundësitë ligjore për donacione për Policinë por as për iniciativat e shtetit që të zgjidh këtë çështje.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika