Ky polic nuk e ka ndaluar këtë qytetarë për ndonjë shkelje ligjore në veri të Kosovës.
Përkundrazi ai po informon burrin nga veriut që nga tash e tutje mund ta kontaktoj direkt atë, për çfarëdo shqetësimi, parregullsie që mund të ketë në komunitetin ku jeton.
Kjo pasi që Polici i sektorit i njohur edhe si polici i lagjes tashmë është aktiv edhe në pjesën veriore të vendit.
“Çdo ditë e më shumë kemi bashkëpunim më të mirë me çdo qytetar që punojmë në zonën tonë të përgjegjësisë, është duke u shtu bashkëpunimi shumë”, ka deklaruar Nexhmi Isufi – Zyrtar policor.
Në ndërkohë, zv.drejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani po thotë se tash është rritur edhe numri i rasteve të raportuara në Policinë e Kosovës.
“Është bërë e ditur kjo, ne i kemi policët tonë nëpër sektore, mirë pritet nga qytetarët. Nuk do të thotë që e kemi situatën si në Pejë, në Prizren apo në Gjilan sidoqoftë ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me qytetar. Ne jemi gjithmonë afër tyre, kemi më shumë informata që vijnë nga ta, kemi raste më shumë të paraqitura në vitin 2024 që tregon besushmëri”, ka theksuar Elshani.
Në ditët e fundit të vitit 2024, drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha lajmëroi që Polici i Lagjes do të funksionalizohet edhe në komunat me shumicë serbe në Veri të vendit. Kjo formë bashkëpunimi funksionon në qytetet tjera të Kosovës që disa vite.