Autoritetet e Serbisë kanë ndaluar sot një polic të Kosovës në pikën kufitare në Merdar.
Burimet e Dukagjinit kanë mësuar se pas gjashtë orësh ndalim nga autoritetet serbe është liruar Polici me inicialet L.B, i cili ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktualisht ai gjendet tek pika kufitare në Merdar.
Konfirmime zyrtare nga autoritet e rendit dhe ligjit nuk ka pasur deri në publikimin e këtij artikulli.
Polici i ndaluar nga Serbia, lirohet pas gjashtë orësh ndalimi
