Policia arreston 12 persona për vepra që ndërlidhen me trafikim, identifikon tri raste të viktimave

Nga gjithë operacionet e javës Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë 12 persona që dyshohen për veprat penale “trafikim me njerëz”, “mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe vepra tjera që lidhen me trafikim. Ndërsa, ka arritur të identifikojë një viktimë të trafikimit dhe dy viktima të braktisjes së fëmijëve

Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë kësaj jave ka zhvilluar gjashtë operacione, në të cilat ka arrestuar 12 persona të dyshuar për veprat penale “Trafikim me njerëz”, “Mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe vepra të tjera që ndërlidhen me trafikimit.

Ndërsa, ka arritur të identifikojë një viktimë të trafikimit dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

“Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I., (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J., (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës të dërguar për media.

Ndërsa, nga PK kanë njoftuar se gjatë operacionit kanë kontrolluar edhe tri objekte, dy sallone masazhi dhe një shtëpi private që janë sekuestruar, një armë zjarri, 3 fishekë, 5 telefona mobilë dhe dokumente të tjera që nevojiten në hetimin e rastit.

Ndaj të gjithë të arrestuarve, 6 prej tyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika