Policia arreston 41-vjeçarin në Prishtinë që dyshohet se ishte në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 18 nëntorit ka arrestuar 41-vjeçarin që dyshohej se ishte në arrati, tutje njoftohet se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës





Policia Kosovës ka njoftuar se policia  e Rajonit të Prishtinës është e angazhuar në kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë shpallur në kërkim dhe të dënuar me vendim gjykate.

“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, sot kanë rezultuar me kapjen e një të dyshuari i cili deri më sot ishte në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje policia njofton se operacioni është kryer në mëngjesin e të premtes në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, “- Sh. J, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës”.

Policia njofton se në gjysmën e parë të muajit nëntor strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë kanë realizuar 340 urdhëresa aktive të të gjitha formave, përfshirë urdhëresat me burg, urdhër arrestet si dhe letër rreshtimet.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika