Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar që kanë arrestuar të dyshuarin I.B. për trafikim me lëndë narkotike, të shtunën e 20 gushtit në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Komoran.
Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, nën dyshimin se personi me incialet I.B. merret me trafikim me lëndë narkotike, ka ndaluar makinën e tij dhe gjatë kontrollit kanë gjetur paketime me substancë narkotike.
“Policia gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te rrota rezervë, kanë hasur gjashtë paketime me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë. Po ashtu janë konfiskuar edhe dëshmi tjera”, shkruhej në komuinkatë.
Zyrtarët policorë duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, kanë kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar.
I dyshuari është dërguar për intervistë dhe ndaj tij është inicuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike’.
Ndërsa me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.