Alleksandar Arsenijeviq nga partia Demokracia Serbe është arrestuar në veri të Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Nga kjo parti serbe më pas thanë se është arrestuar edhe politikani, Stefan Vellkoviq.
Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Ai është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer, ku thuhet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.
Arrestimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut po mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Para nisjes së debatit, në komunën e Mitrovicës së Veriut shkuan anëtarë të partisë së Arsenijeviqit, që kërkuan nga Elshani të shpejgoi se pse u arrestua Arsenijeviq dhe Stefan Velkoviq, nga po kjo parti.
Nis bashkëbisedimi për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut