Policia arreston një person në Prishtinë, sekuestron mbi 100 kg substancë narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas i Serbisë, të cilit ia ka sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotike

Ilustrim

Policia e Kosovës, në mbrëmjen e së dielës së 29 janarit, ka arrestuar një person, shtetas i Serbisë, të cilit ia ka sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotike.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka thënë se ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa janë duke vazhduar veprimet hetimore.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datë 29.01.2023, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor,  ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja, të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë, nën dyshimin për substancë narkotike”, thuhet në njoftim.

Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit, në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

“Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë”.

Po ashtu, në cilësi të provave, sipas policisë, thuhet se janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse”, vijon njoftimi.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme, në veçanti me abuzuesit e substancave narkotike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika