Policia arreston shtatë persona, disa prej tyre kishin urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, falë bashkëpunimit policor ndërkombëtar ka realizuar ekstradime, transfere e depërtime të personave që kanë rënë ndash me ligjin, nga dhe për në Republikën e Kosovës

Policia e Kosovës njofton se përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar me shtetet tjera, gjatë periudhës së fundit e mbështetur edhe nga njësitet tjera policore, ka realizuar me sukses disa ekstradime, transfere dhe depërtime të personave të ndryshëm që kanë rënë ndash me ligjin.

Në njoftimin e Policisë thuhet se këta janë personat që janë ekstraduar, transferuar dhe depërtuar.

-Më datë 13.09.2023, është ekstraduar nga Shqipëria, personi me inicialet A.K., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Mashtrim”.

-Më datë 15.09.2023, është ekstraduar nga Gjermania, personi me inicialet L.T., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vrasje”.

-Më datë 18.09.2023, është realizuar një depërtim të një shtetasi Spanjoll, i cili ka qëndruar në RKS pa asnjë dokument. Ky depërtim është realizuar me ndërmjetësimin e Shqipërisë.

-Më datë 19.09.2023, është kryer transferi i personit të dënuar nga Italia në Kosovë. Personi i transferuar me inicialet H.I., qytetar i RKS, i dënuar me 22 vite burgim nga Italia për veprën ‘Trafikim me narkotik’, tani do të kalojë pjesën e mbetur të vuajtjes së dënimit në burgjet e Kosovës.

-Më datë 22.09.2023, pas koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve reciproke, autoritetet e Malit të Zi e kanë arrestuar në Podgoricë personin e kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar me inicialet M.K., qytetar i RKS i nacionalitetit serb, i kërkuar nga autoritetet tona për veprën penale “Krime Lufte”. Personi i arrestuar është në proces të ekstradimit nga Mali i zi në Kosovë sipas procedurave ligjore.

-Më datë 26.09.2023, është ekstraduar nga Mali i Zi personi me inicialet SH.P., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

-Më datë 28. 09.2023, është ekstraduar nga Gjermania personi me inicialet A.B., qytetar i RKS, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika