Policia arreston shtetasin turk, kërkohej nga Interpoli

Është arrestuar një shtetas turk që ishte i kërkuar nga Interpol dhe ishte i dënuar me mbi 14 vite burgim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), e ka arrestuar shtetasin turk A.P (viti i lindjes 1962), i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe ishte i dënuar me mbi 14 vite burgim.

Policia e Kosovës ka thënë se përmes ILECU-së mbetet e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera .

“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), mbetet e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë”, njofton Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika