Policia arreston të dyshuarin serb që ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari serb i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol

Është arrestuar nga Policia e Kosovës një i dyshuar serb i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ky arrestim është bërë nga “ILECU-FAST Kosova”, në koordinim me Drejtorinë e Migrimit,

“Personi i dyshuar J.P., (viti I lindjes 1995, mashkull shtetas serb), kishte rezultuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend, përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

Të fundit nga rubrika