Policia arreston të miturin kosovar, përdori sprej lotsjellës në klasë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur, pasi ai dyshohet se ka përdorur sprej lotsjellës në klasë. Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes së 11 nëntorit, në rrugën "Haxhi Zeka", Prishtinë

Fotoilustrim





Raporti i përditshëm i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se të premten e 11 nëntorit, është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi në klasën e tij, ai kishte hedhur sprej lotsjellës.

Raporti i PK-së ka njoftuar se i dyshuari është i mitur.

Spreji pas veprimeve të Policisë është konfiskuar. Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM- Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 11.11.2022 – 12:25. Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar i mitur, pasi në klasën e tij kishte hedhur (përdorur) sprej lotsjellës. Sprej është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika