Policia bastis një laborator për kultivimin e kanabisit në Leposaviq, arrestohet i dyshuari 

"Njësia DHTN Mitrovice Veri nen asistimin e zyrtarëve policor nga DRP Mitrovicë Veri kemi bere bastisjen se bashku me objektet përcjellëse te shtëpisë  ku gjatë bastisjes ne një dhome te shtëpisë kemi gjetur dhe sekuestruar 23 bime te mbjella te dyshuar te kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe pasje tjera te cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit"

Policia e Kosovës gjatë së shtunës ka kryer nja bastisje në fshatin Granican të Leposaviqit, ku dyshohej se kishte një laborator të improvizuar për kultivimin e bimëve të kanabisit.

Këtë e ka bërë ë ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, i cili ka theksuar se është arrestuar i dyshuari dhe janë sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuara kanabis.

“Me datën 24.02.2024 rreth orës 07:30 Njësia e DHTN Mitrovicë Veri ne koordinim me Drejtorin Rajonale ne Mitrovice Veri kemi pranuar një informatë se ne shtëpinë e te dyshuarit R.V.(1981) në fshatin Granican, Komuna Leposavic dyshohej se ka te improvizuar laborator për kultivimin e bimëve te kanabisit. Njësia DHTN Mitrovice Veri nen asistimin e zyrtarëve policor nga DRP Mitrovicë Veri kemi bere bastisjen se bashku me objektet përcjellëse te shtëpisë  ku gjatë bastisjes ne një dhome te shtëpisë kemi gjetur dhe sekuestruar 23 bime te mbjella te dyshuar te kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe pasje tjera te cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa , ventilim etj).

Njësia e forenzikes ka bere fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve te renda dhe me udhëzim te tij nga bimët merren disa mostra qe do te dërgohen ne laborator kurse pjesa tjetër me urdhër te prokurorit shkatërrohen . I dyshuari nuk është has ne lokacion dhe gjendet ne arrati. Rasti vazhdon te hetohet nga DHTN Mitrovicë Veri.”

“Ne lidhje me rastin i dyshimti R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare ne Jarinje se personi i dyshuar është ndaluar dhe me aktvendim te Prokurorit te Shtetit te dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh.”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika