Policia bastis zyret e NPB-së në Prishtinë: Kërkonin dokumente që i kemi dorëzuar para 5 muajve

Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë, ka bërë të ditur se më 19 korrik një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë paraqitur pranë zyrave të NPB-së dhe kanë paraqitur një urdhër kontrolli për të marrë një numër të dokumenteve të ndërmarrjes

ilustrim

Ndërmarrja Publike Banesore, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka bastisur zyret e tyre. Këtë veprim NPB-ja e ka quajtur të paarsyeshëm.

Në njoftimin e NPB-së, thuhet se më 19 korrik, një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë paraqitur pranë zyrave të NPB-së dhe kanë paraqitur një urdhër kontrolli për të marrë një numër të dokumenteve të ndërmarrjes.

Sipas tyre, këto dokumente ndërlidhen me projektin më të rëndësishëm të Ndërmarrjes, projektin e ndërtimit në Lakrishtë.

Për NPB-në, ky aksion përbën shkelje ligjore.

“Nga ajo që kemi kuptuar është që të gjitha këto dokumente që janë kërkuar i ishin dorëzuar organeve të rendit 5 muaj më herët. Pasur parasysh këtë fakt, kërkesa e tyre është e pakuptimtë. Përgjatë orëve që këta zyrtarë policorë ishin në ambientet tona, kanë bërë shkelje ligjore. Ata kanë qëndruar në dy kate duke mos lejuar praninë e askujt nga zyrtarët tanë për rreth një orë”.

“Për më shumë ata kanë tejkaluar çdo limit me një veprim tjetër po ashtu të kundërligjshëm, për një orë që ata kanë qëndruar pa prezencën e zyrtarëve të NPB në katin e dytë dhe të tretë i kanë ndalur të gjitha kamerat e sigurisë duke vepruar në kundërshtim me nenin 108 pika 6 të Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

Siç theksohet në njoftim, sipas NPB-së, ky veprim është në kundërshtim me dispozitat përkatëse të procedurës penale në fuqi, duke shtuar se për të njëjtën NPB-ja do marrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për ta adresuar këtë ndërhyrje të paprecedentë në një Ndërmarrje Publike.

“NPB deri më tani ka dëshmuar bashkëpunim me çdo institucion publik në raport me çdo kërkesë që i është paraqitur përfshirë këtu edhe organet e rendit publik në përputhje me nenin 66 të Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale. Projekti i ndërtimit në lagjen Lakrishtë që përbën rritjen më të madhe të një prone publike ndonjëherë nga paslufta e tash, ka qenë cak i sulmeve të orkestruara tash e sa kohë, ndonëse Qeveria e humbi rastin për anulimin e këtij projekti në dy instanca gjyqësore ku edhe u vërtetua ligjshmëria e këtij projekti”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika