Policia del me njoftim rreth angazhimeve policore për festivalin “Sunny Hill”

"Festivali do të mbahet nga data 25.07.2024 deri më 28.07.2024, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës".

Policia e Kosovës ka njoftuar se për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.

Në njoftim thuhet se për mbarëvajtjen dhe evitimin e ngarkesave në trafik, nga policia do të bëhen ridrejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që çojnë në atë zonë.

“Festivali do të mbahet nga data 25.07.2024 deri më 28.07.2024, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës. Transporti i pjesëmarrësve është i organizuar nga Komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që kanë lejen përkatëse (hyrja do të jetë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë e dalja në autostradë).

Për mbarëvajtje dhe evitim të ngarkesave në trafik, nga policia do të bëhen ridrejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që çojnë në atë zonë. Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit. Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që gjatë kohës kur mbahet festivali të shfrytëzohen rrugët tjera alternative nga qytetarët që të shmangin ngarkesën në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Festivali do të mbahet nga data 25.07.2024 deri më 28.07.2024, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika