Policia e Kosovës ka dalë me disa rekomandime për qytetarët se si të vozitet gjatë kohës me mjegull.
Përdorimi i dritave të mjegullës sipas Policisë, ndihmon shumë që të evitohen aksidentet rrugore.
Policia nuk ka rekomanduar përdorimin e dritave të gjata për shkak se drita “mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin”.
“Përdorni dritat e mjegullës, nëse automjeti juaj i ka këto drita, kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Mjegulla mund të krijojë një iluzion dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë, mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.