Policia detare verifikon afro 200 mjete lundruese në Shqipëri

Për të rritur sigurinë në plazhe, Policia detare, përgjatë katër ditëve ka verifikuar afro 200 mjete lundruese dhe argëtuese. Në këtë operacion janë përfshirë edhe, Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Policia Kriminale

Policia kufitare

Pas ngjarjes në Himarë, për të rritur parametrat e sigurisë në plazhe, policia detare ka filluar operacionet në të gjithë vijën bregdetare.

Ky operacioni ka zgjatur katër ditë. Përgjatë këtyre ditëve është verifikuar dokumentacioni i rreth 200 mjeteve lundruese dhe argëtuese. Në operacion janë përfshirë Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Policia Kriminale.

Operacioni nga policia detare ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese. Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm janë verifikuar dhe kanë rezultuar të rregullta.

Nga verifikimet e kryera deri më tani, 25 mjete lundruese janë bllokuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.

Po ashtu, nga fillimi i këtij sezoni janë zhvilluar 22 operacione policore për lirimin e hapësirave të zëna, dhe si rezultat i këtyre operacioneve janë sekuestruar 2 mijë e 455 çadra e shezlongë, si dhe janë proceduar penalisht 26 persona.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika