Policia dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në shtëpinë e familjes së Naim Murselit

Zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale kanë qëndruar brenda shtëpisë së Naim Murselit i cili dyshohet të ketë porositur vrasjen e gruas së tij, Liridonës. Fëmijët e së ndjerës, Liridonës janë brenda shtëpisë së të dyshuarit, Naimit

Naim Murseli si i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së gruas së tij është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Arrestimi i tij ka ndodhur menjëherë pasi Liridona Murseli është varrosur në fshatin Cërmjan të Gjakovës, ceremoni ku ka marrë pjesë edhe vetë Naim Murseli.

Ndërkohë sot në shtëpinë e Naim Murselit në Cërmjan të Gjakovës, siç ka raportuar gazetarja e RTV Dukagjinit, Anduena Bajqinovci, janë duke qëndruar nga Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Kosovës.

Aty dy fëmijët e Naim Murselit dhe Liridonës së ndjerë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika