Policia do të përdorë vetura civile për monitorimin e shpejtësisë dhe automjeteve të paregjistruara

Policia e Kosovës këtë vit do të fillojë edhe me përdorimin e veturave civile për të monitoruar shpejtësinë dhe për të kontrolluar automjetet e paregjistruara

Foto ilustruese

Policia e Kosovës këtë vit do të përdorë edhe vetura civile për të monitoruar shpejtësinë në rrugë dhe për të kontrolluar automjetet e paregjistruara.

Kështu ka bërë të ditur drejtori për Komunikacion Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi në emisionin Radar të Radio Dukagjinit.

Rexhepi ka theksuar se qëllimi i kësaj iniciative është që të intervenohet në rritjen e sigurisë rrugore duke evidentuar dhe dënuar kundërvajtësit.

Ai gjithashtu ka shtuar se me ndihmën e këtyre veturave të pajisura me teknologji, do të mund të ndërmerren masa për të forcuar respektimin e rregullave të trafikut.

“Në këtë vit do të kemi edhe veturat civile të cilat monitorojnë shpejtësinë në lëvizje dhe kontrollimin e automjeteve të paregjistruara. I vetmi qëllim është që përmes këtyre pajisjeve  jo vetëm përmes prezencës apo përmes patrullimit me vetura të shënjuara por edhe përmes pajisjeve qoftë digjitale qoftë sistemi teniko-teknelogjike që mundësojnë identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve që të ndikojnë tek respektimi i rregullave të trafikut rrugor”, ka thënë ai.

Drejtori për Komunikacion Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi.

Po ashtu, sipas tij, Policia e Kosovës ka planifikuar rritjen e numrit të veturave inteligjente në terren, duke synuar të mbulojë sa më gjerësisht regjionet për të kontrolluar automjetet e paregjistruara dhe për të mbikëqyrur shpejtësinë në lëvizje.

“Gjashtë vetura inteligjente janë në terren, me këto vetura jemi duke munduar që të gjitha regjionet të monitorohen të kontrollohen sa i përket automjeteve të paregjistruara të kalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera që i dëshmon pajisja përmes sistemit të video-mbikëqyrjes.  Në projektin e radhës ideja është që të rritet numri i pajisjeve të veturave inteligjente”, ka deklaruar Rexhepi në emisionin Radar.

Ndër të tjera, ai ka thënë se janë mbi 40 patrulla në ekipe në terren në komunikacion brenda tetë orëve apo një ndërrim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika