Policia Rajonale e Ferizajt i ka kontrolluar autobusët që qarkullojnë nga Ferizaj në drejtime të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave të rajonit të Ferizajt, nën dyshimin se nxënësit e shkollave po bartin me vete mjete të dyshimta dhe të rrezikshme.
Ky kontrollim, sipas policisë, është kryer me autorizim të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.
“Ekipe të policisë me uniformë dhe policisë me rroba civile i kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri etj”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se plani operativ “Kontrollimi i autobusëve’’ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative te nxënësit.